top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

BABAGJYSHI I SALI BERISHËS PDF Print E-mail
Friday, 14 June 2013 20:54

1.
Nga rinia ime mbaj mend një thanie popullore të trevës së Malësisë së Gjakovës: ndokujt në oda malësore, në “rrugë të madhe” apo kur ndokush ndërmerrte ndonjë mision të vështirë e të gjatë, iu thuhej ballëpërballë: nuk kie me mujt me e bă apo me pas kohë me e krye këtë apo atë punë “edhe në rrnofsh sa Isuf Rexha i Berishës”.
E kush ishte ky njeri emblematik popullor? 
Babagjyshi i Sali Berishës, kryeministrit të sotëm të Shqipërisë.
Është Isuf Rexha, pa mëdyshje, një nga atdhetarët e njohur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i lindun në kullën e Berishajve në Rrafshin e Tropojës (së Vjetër), në vitin 1793, para katër shekujve kalendarik dhe vdek  120 vjeç  në fill të nëntorit  1913 kur Malësia e Gjakovës u muhaxhir në Shkodër, pasi 7 divizione me 12.000 forca serbo-malazeze të primë nga gjenerali sllav Vashoviq e oficer si Savo Lazaraviç (Savë Batarja) mësynë përgjakshëm dhe i dogjën kulla, stane, pemë.
Kombëtari Isuf Rexha kur ishte 52 vjeç iu prini berishasve të vet të Rrafshit të Tropojës (Ast) ashtu si Sylejman Abaz Lushaj i Gegajt (derë e parë e fisit shipshan) etj. të inkuadruem në flamurin e bajrakut të Shipshanit me Din Bajram Bajraktarin, përkrah 8.000  luftëtarëve të Malësisë së Gjakovës e të Rekës, mori pjesë në Kryengritjen kundër Reformave të Tanzimatit dhe i thyen në Qafë të Morinës (edhe në Qafë të Prushit, etj.) mijëra forca otomane të Reshit Pashës duke i largue edhe nga qyteti historik i Gjakovës, i hapën burgjet e i liruan të burgosurit, etj. Kjo kryengritje malësore nuk i lejoi Portës së Lartë t’ia cënonte autonominë Malësisë së Gjakovës, etj.
Luftëtari aktiv Isuf Rexha (i Rexhë Ali Isufit të Mark Vatë Deskut) me berishasit e vet në territorin e bajrakut të Shipshanit, përkrah mijëra forcave të Malësisë së Gjakovës etj. mori pjesë edhe në disa luftna të viteve 1852-1854 dhe 1872-1875 në mbrojtje të Plavë-Gucisë deri në Moraç kundër forcave pushtuese serbe e malazeze, që sulmonin toka etnike e popullsinë vitale shqiptare të saj me bekimin e ndihmën e gjithanshme të Perandorisë së Rusisë, si dhe në kryengritjet e Malësisë (1867-1870) kundër otomanëve.
Ndonëse në moshë të thyeme, i hipun në kali shale, i fortarmatosun, bashkë me dy djemtë e tij, me Colin e Muslinë, mori pjesë me bajrakun e Shipshanit, të Gashit, etj. në Aksionin e Gjakovës në shtator 1878, ku u vra edhe Maxharr Pasha (Sharl Detua ose Mehmet Ali Pasha) pjesmarrës në Kongresin e Berlinit.


2.
Ky atdhetari Isuf Rexhë Berisha, babagjyshi i Sali Berishës, u bă mjaft i njoftun edhe për jetëgjatësinë e tij. 120 vjet jetë. Mbi një shekull. Dhe, si i thonë asaj shprehjes së mirë “pa iu  bă nevojtar kurrkujt”. Edhe në vitfundin e jetës së vet, teksa ecte mbi kali, e mbante trupin drejt dhe prej larg i shihte njerëzit dhe iu thirrke në emën. Pati një jetë aktive.
Edhe dy nipat e Isuf Rexhës, babagjyshit të liderit Sali Berisha, kanë jetue gjatë: Zeqir Halil Isuf Berisha  97 vjeç dhe Ram Halil Isufi Berisha  94 vjeç.
Nw breza janë gene  jetë gjatë.
Lideri  historik i shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha, iu përngjan brezave të vet paraadhës jetëgjatë e atdhetar si Isuf Rexha (babagjyshi), Halil Isufit (gjyshi), Zeqir Halilit (mixha), Ram Halili (baba). Iu ka ngjarë atyre në gene, në jetë e në veprimtari  teksa ecë, sheh e flet si një i ri, teksa punon me vitalitet të lartë dhe nuk njeh moshë të tretë, me një memorie të admirueshme, me aftësi përkushtuese për njerëzit e të ardhmen, për kombin shqiptar.

Ramiz  LUSHAJ

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.


Lajmet e fundit

01 September 2014, 10.14
Shkruan: Gjekë GjonajNjohja  në Shtoj të Ulqinit Miku  dhe bashkëkombasi im  Tomë Ndue Jaku, atdhetar i...
01 September 2014, 10.04
Kryetari  i Komunes se  Ulqinit  Fatmir Gjeka ka  uruar  nxenesit dhe mesimdhenesit  ne Komunen tone  me...
31 August 2014, 07.41
Me 2 shtator do të shënohet 15 vjetori i vdekjes së shqipëruesit të Biblës Dom Simon Filipaj. Gabriel...
31 August 2014, 07.15
SOS -Telefoni për femra  dhe fëmijë, viktima  të dhunës nga Ulqini, tash katër muaj realizon...
30 August 2014, 16.51
Reagim ndaj gazetës “Dan” të Podgoricës PËRKATËSIA E VEPRIMTARIA SHQIPTARE  E VETMJA PENGESË PËR...
30 August 2014, 16.42
Edukim i recipientit përmes shoshës së kritikut(Ali Salaj, Në mbretërinë e imazheve, Art Club,  Ulqin...
29 August 2014, 21.49
Kohë më parë në dy shkollat kryesore të qytetit të Ulqinit, ajo fillore 'Mareshali Tito' dhe e mesme...

bottom
top

Opinione

Vështrim për një libër që merret me kinematografinë
TË PALARAT E DPS- IT NË ULQIN
Intervistë me Tahir Gjonbalaj - PLAGËT E REJA TË PLAVË GUCISË
OKTAPODI NË ULQIN - PA OFICER KATANIN ?!!
Edhe një presion tjetër kundër shqiptarëve nën Malin e Zi
ULQINAKËT NUK HARROJNË TRADITËN E TYRE

Turizëm

Në Ulqin, zyrtarisht, pushojnë 7647 mysafirë
Asgjë nga ndërtimi i hotelit në vendin e ish Jadran-it - Tërhiqet “Star of Montenegro”?
Top Channel: Kosovarët këtë vit preferuan Ulqinin (video)
Ritmi i Shotës pushton Plazhin e vogël të Ulqinit (video)
Gushti "freskoi" ulqinakët - Sezoni akoma në kulmin e vet

Diaspora

Mhill Gjuraj në shpirt ka Kosovën dhe shqiptarizmin
Vllaznit Mehaj, biznesmenë në Amerikë, kanë investuar mbi një milionë dollarë USD në Guci
DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA REAGON ASHPËR NDAJ BURGOSJES SË VEPRIMTARIT NAIM PRELVUKAJ
Dita e diasporës 2014 - Programi
BKA dhe shoqata Ane e Malit organizojnë "DITA E DIASPORËS 2014"

Sporti

18000€ të dhënë nga komuna u keqpërdoren nga klubi Federal (video)
''Shta ti je bre, sta se deresh?'' - E çuditshme
Ja çka shkruan mediat shqiptare për Angjello Rudaj - Dua kombëtaren kuqezi
Rrezart Cungu shkëlqen në Split
Angjello Rudoviq në PSV Eindhoven - Ja fotot e para në uniformen e re

bottom
please...