top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

TREGTIA NDËRKOMBËTARE DHE GLOBALIZMI PDF Print E-mail
Wednesday, 20 July 2011 09:07

Nga Sabri Salaj

Shoqëria e mbështet zhvillimin e vet në ndarjen shoqërore të punës, e cila fillon që më lindjen e familjes, vazhdon në koloni, në shtet dhe  në kohën bashkëkohore  të krijuar në epokën e globalizimit. Tregtia ka qenë mjeti kryesor përmes së cilës filluan jo vetëm komunikimet në mes njerëzve por edhe shkëmbimi i të mirave dhe mallrave ndërmjet këtyre njerëzve, ku  të gjitha realizoheshin përmes mekanizmave të njohura si treg.

Me krijimin e bashkësive të mëdha dhe më vonë me lindjen e shteteve u paraqit nevoja e këmbimit të produkteve dhe shërbimeve në mes të shteteve . Pra, lindi nevoja për krijimin e mekanizmave të reja që tregtia të marrë përmasat e shkëmbimeve ndërkombëtare. Krijimi i këtyre mekanizmave të reja bëri që sot ekonomia ndërkombëtare të konsiderohet si një nga komponentët kryesorë të ekonomisë botërore.
Tregtia ndërkombëtare mundëson dhe nxiton ndarjen ndërkombëtare të punës ndërsa  zhvillimi i tregtisë së jashtme varet nga ndarja ndërkombëtare e punës. Ndarja e punës dhe specializimi në prodhimin e produkteve të caktuara në aspektin ndërkombëtar kushtëzon lidhshmërinë dhe ndërvarësinë e ndërsjellë ekonomike të vendeve. Pra, që tregtia të arrijë përmasat  ndërkombëtare është  dashur një zhvillim gradual  përgjatë shekujve çka solli një zhvillim  ekonomik, social, politik dhe kulturor duke arritur një nivel të lartë dekadat e fundit si rezultat i procesit të  industrializimit, transportit të avancuar, globalizimit dhe lindjen e korporatave multinacionale.
Tregtia ndërkombëtare është rregulluar tradicionalisht përmes marrëveshjeve bilaterale, por pas luftës së dytë botërore filluan të nënshkruhen edhe traktate multilaterale, me qëllim të krijimit të një strukture globale që rregullonte tregtinë ndërkombëtare përmes institucioneve ndërkombëtare. Në konferencën monetare dhe financiare të Kombeve të Bashkuara që njihej si konferenca e Breton Woods-it u themelua Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë GATT-i, e cila kishte si qëllim vendosjen e rregullave për zhvillimin e tregtisë në mes shteteve. Nga kjo organizatë dolën Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Por, shumë shpejt kjo organizatë u shëndrrua në Organizatën Botërore të Tregtisë, e cila kishte si qëllim zvogëlimin  e barrierave  të tregtisë së lirë , tregjet të ishin të hapura , të rritet konkurrenca në treg, si dhe t’u jepej përparësi vendeve më pak të zhvilluara. Sot OBT është e vetmja organizatë që merret më rregullimin e tregtisë në mes shteteve. Qëllimi kryesor është të ndihmoi  prodhuesit , eksportuesit dhe importuesit të zhvillojnë bizneset e tyre.
Tregtia ndërkombëtare  ka pësuar ndryshime të mëdha edhe falë globalizimit si rezultat i  ndryshimeve  ekonomike , sociale, teknologjike , kulturore dhe politike, të cilat kanë krijuar ndërvarësi ndërmjet shteteve, integrim dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve dhe kompanive të ndryshme. Po të marrim parasysh tregjet e lindjes dhe të perëndimit para viteve ’90 nuk rezultonte  një treg global pavarësisht përpjekjeve, ndërsa sot besimi tek demokracia dhe ekonomia e tregut janë parimet bazë të organizimit të jetës. Para procesit të globalizmit SHBA dominonte ekonominë globale kurse sot ShBA-të zotërojnë vetëm 25 % të tregut sepse mundësia e shteteve të tjera për industrializim është rritur falë globalizmit. Kjo është arsyeja që shumë analistë konsiderojnë se motorët kryesorë që çuan botën drejt globalizmit ishte tregtia ndërkombëtare dhe zhvillimi i hovshëm i teknologjisë.
Kështu evoluimi i  tregtisë  ndërkombëtare solli lidhjet ndërmjet shteteve në epokën e globalizimit. Epoka e sotme e globalizimit paraqet  vëllimet e përgjithshme dhe ndryshimet e mëdha dhe të shpejta në të gjitha sferat e jetës.
Roli i shteteve në nivelin rajonal dhe global po ndryshon. Organizatat ndërkombëtare, korporatat multinacionale dhe organizatat joqeveritare kanë hyrë në skenë si aktorë të rëndësishëm në politikën botërore. Vendimet dhe rregullat e tyre ndikojnë në politikat e shteteve dhe në jetët e miliona njerëzve. Në këtë kohë është duke u zhvilluar një proces ku shtetet e pavarura, nëpërmjet kompanive multinacionale dhe institucioneve ndërmjetësuese financiare, janë duke u ndërlidhur njëra me tjetrën. Kjo ndërlidhje solli deri te procesi i globalizimit të përgjithshëm, veçanërisht deri te globalizimi i ekonomisë botërore.
Ekonomia globale ka përparësi të shumta, në radhë të parë për bizneset. Mënjanimi i barrierave tregtare botërore u mundëson kompanive të përfitojnë nga fuqia më e madhe dhe më e lirë punëtore dhe njëkohësisht nga zhvillimi i hovshëm tekniko-teknologjik. Në epokën e globalizimit bizneset e vogla kanë terren më të përshtatshëm për t’u zgjeruar globalisht më shpejtë, kanë më shumë zgjedhje në rekrutimin e fuqisë punëtore dhe në fund mundësinë për të shitur produktet e tyre në një treg më të gjërë. Kjo tregon se në epokën e globalizimit është e vështirë të paramendohet funksionimi i një ekonomie të izoluar nga tregu ndërkombëtar i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore.
Ekonomia globale ka efekte pozitive edhe në aspektin politik ngase promovon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndikon dukshëm në ruajtjen e paqes. Nëse shtetet gjatë gjithë historisë vazhduan të zhvilloheshin në  aspektin ekonomik duke zhvilluar tregti të ndërsjellë, atëherë stabiliteti politik dhe paqja është e domosdoshme për një zhvillim normal të tregtisë . Ekonomia globale vazhdon të zgjerohet dhe reduktimi i barrierave tregtare do të krijoi mundësi të reja dhe të ndryshme nga ato me të cilat përballen bizneset sot.
Pjesë e pandashme e këtij procesi është edhe tregu i Ulqinit , i cili dita-ditës po i ndjenë shenjat e para të procesit të globalizimit në të gjitha sferat e jetës. Në aspektin ekonomik edhe tregu i përgjithshëm në nivel shtetëror po m’varet gjithnjë e më tepër  nga tregtia me vendet fqinje, nga investimet e huaja dhe prania e korporatave multinacionale. Pavarësisht nga marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe shteteve rajonale përfshirë edhe ato të Bashkësisë  Evropiane, problemi i zhvillimit  ekonomik  në Mal të Zi është mungesa e vizionit për qëllimin përfundimtar se ku duhet të arrijmë. Hapja e tregjeve me të gjitha vendet në njërën anë dhe mungesa e konkurrencës në treg më këto vende ka bërë që ekonomia Malazeze të gjendet në një situatë qe mund ta përshkruajmë me një proverb qe thotë si peshku në zall , herë majtas , herë djathtas , herë para e herë mbrapa. Shembull mund te jetë tregu i sharqinit, domates dhe patateve më të cilët ne nuk mund të jemi konkurrent në tregun rajonal.  Duke parë resurset natyrore të cilat i posedon  territori i Malit të Zi, ne mund të kultivojmë edhe produkte tjera më të cilat mund të jemi konkurrues në tregun rajonal dhe më vonë të bëhemi konkurrues edhe në tregun global. Subvencionet dhe sigurimi i tregut do të bënte që produktet tona të dilnin më një ҫmim konkurrues në tregjet në fjalë.
Në fund mund të themi se duke pasur parasysh resurset në nivel shtetëror të Malit të Zi  si dhe  interesimin e  investitorëve të huaj për to , atëherë është e nevojshme dhe urgjente hartimi i  politikave zhvillimore ekonomike   në mënyrë që përmes kapitalit të huaj dhe vendas që do të investohej në Mal të Zi  të krijohet  mundësia e  përfshirjes së Malit të Zi  në proceset integruese evropiane dhe botërore.
(Autori është jurist i diplomuar dhe kandidat për master në programin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci)

 

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.


Lajmet e fundit

30 October 2014, 14.02
Të nderuar qytetar dhe qytetare të Malit të Zi,Për hirë të drejtes së qytetarëve për t'u informuar mbi...
29 October 2014, 23.17
Shkruan: Gjekë Gjonaj Nga  portali “ malësia.org”  në shkrimin “ “ Shoqatat shqiptare në SHBA, shembull...
29 October 2014, 23.11
Mark Gjonaj, i pari Assemblyman shqiptaro-amerikan në Nju Jork, merr mbështetjen për një mandat të dytë...
29 October 2014, 23.06
Disa shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi janë në shkatërrim e sipër si pasojë e mosinvestimit...
29 October 2014, 18.12
Koha që po kalojmë është koha e vjeljes së ullinjëve, por për fat të keq ullishtarët këtë vit nuk do të...
29 October 2014, 17.52
Shkruan: FADIL KRAJA Kur mora së lexuari poezitë e vëllimit “Nata me hënë” pa dashje më erdhi në...
29 October 2014, 17.42
Shkruan: Ismet Karamanaga Një trashëgimi, brez pas brezi, një mjeshtër virtuoz, dhe guri i cili nën...

bottom
top

Opinione

Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit
Gjithçka është politikë - Në emër të qasjes ndaj Ballkanit!
Racizmi sllavo - grek, kërcënim për paqen në rajon
Forca e simboleve
Nikolaidis i njëanshëm rreth ndeshjes në Beograd- Fjolla Cakuli reagon ndaj shkrimit të tij për THEGUARDIAN

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Miqtë e Mark Gjonaj në fushat për rritjen e fondeve
Nga enëlarësit në bosa: Imigrantët shqiptarë nga Mali Zi që po ndërtojnë perandori restorantesh në SHBA
SHBA: Universiteti Oakland Michigan - Konferenca Ndërkombëtare e 2të për “Shqiptaret në Mal të Zi”
Nisi rrugëtimin në Nju Jork - Festivali i Filmit Shqiptar
Imam Edin Gjoni nga Ulqini, hoxha që u duartrokitë më shumë nga të krishterët në Nju Jork

Sporti

Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)
Viti 1987: Sokol Kushta me supergol eleminoi Partizanin e Beogradit (video)

bottom
please...