top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

LIBRA TË RINJ Molla e artë - (Hajro Ulqinaku (Përktheu/përgatiti), Molla e artë (Mite dhe përralla popullore nga bota), Asociacioni Ulqini, Ulqin, 2010) PDF Print E-mail
Tuesday, 31 August 2010 21:48

Në libër përfshihen mite greke për figura të ndryshme si Jasoni, Odiseu, Perseu, Edipi, Sfinksi, etj., legjenda, përralla dhe tregime popullore nga vende të ndryshme të botës.

Shkrimtari Hajro Ulqinaku përveç punës së tij si krijues, që një kohë të gjatë i është përkushtuar përgatitjes, përkthimit dhe ka bërë përzgjedhjen për një sërë librash. Në këtë vazhdë është edhe libri “Molla e artë”, i cili në fakt është ribotim i këtij libri që për herë të parë u botua nga “Flaka” në Shkup në vitin 1993. Në libër përfshihen mite greke për figura të ndryshme si Jasoni, Odiseu, Perseu, Edipi, Sfinksi, etj., legjenda, përralla dhe tregime popullore nga vende të ndryshme të botës. Libri përbëhet nga 135 faqe dhe është botuar me mbështetjen e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sporte pranë Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Hajro Ulqinaku shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rinj. Ai ndër të tjera ka botuar veprat: “Fëmijët e detit”, “Margaritarët e zez”, “Kolovajza e florinjtë e Hënës”, “Ani, Beni, ani”, “Çelësi i artë”, “Mbrëmje pulëbardhash”, “Thesari i piratëve”, “Ligji i detit”, “Fëmijëria në bregdet”, “Gjiri i Shpresës”, “Ishulli i Gjelbër”, “Limani i Qetësisë”, “Bukuria e detit”, “Panorama e detit”, “Pëllumbat në antenë”, “Mos qaj, Kestrina”, “Lulëkuqet mbi banka”, “Pylli i dragoit” etj. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij është e lidhur me Ulqinin dhe detin. Në këtë kuadër mund të përmenden librat: “Deti, detarët e Ulqinit”, “Detarë, peshkatarë ulqinakë”, Detaria, detarë, dokumente”, “Libri për Ulqinin dhe ulqinakët”, “Glosar” (fjalor i detarisë), “Thesar popullor” dhe “Ulqin, ti det” (Poetët për Ulqinin).

i.k.
Koha Javore

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.


Lajmet e fundit

10 November 2014, 22.08
DEKLARATË PËR SHTYPKonference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”SHQIPTARËT Në Mal të...
10 November 2014, 13.39
Të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama do të shkojë për vizitë zyrtare në Beogra që paraqet një ngjarje...
09 November 2014, 16.54
Në publikimet dhe deklarimet e mëhershme shoqatat shqiptare me veprimtari në SHBA,  me origjinë nga...
09 November 2014, 16.48
Shkruan: Artan Osmani Duke e vështruar politikën fiskale te Komunës së Ulqinit,mundë të thuhet që kjo...
09 November 2014, 00.09
Të protestojmë për dinjitet, STOP diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë - kjo është motoja e...
08 November 2014, 23.43
Peshkataret ulqinak pasditen e te shtunes kanë arritu që në molin e plazhit të vogël të nxjerrin me...
08 November 2014, 16.30
Komuna e Ulqinit në mënyrë që të marrë kredinë prej 1,2 milion euro nga Atlas banka, do të duhet që nën...

bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...